Mar 10
Jemi një grup përkthyesish të diplomuar dhe me përvojë në fusha të ndryshme të përkthimit.
Punojmë në Tiranë që nga viti 2002, duke përkthyer nga gjuhët: Anglisht, Frengjisht, Italisht, Gjermanisht, Greqisht dhe Spanjisht
.

Medium animated Albanian flag clip art for a white background

 Medium animated British flag clip art for a white backgroundMedium animated French flag clip art for a white backgroundMedium animated German flag clip art for a white backgroundMedium animated Italian flag clip art for a white backgroundMedium animated Greek flag clip art for a white background

Cilësi dhe saktësi

Procedura që ndjekim për redaktim është kontrolli për:
1. saktësinë e përkthimit nga gjuha origjinale. 
2. eliminimin e keqkuptimeve të mundshme gjatë përkthimit nga gjuha origjinale. 

3. gabime ortografike në shqip. 

4. renditjen e saktë të fjalëve në fjali, sipas rregullave te shqipes. 

5. përsëritjet apo përdorimet e panevojshme të përemrave, lidhëzave apo të gjymtyrëve të tjera të fjalisë.

 6. ruajtjen e shqipes së pastër, duke hequr fjalët e huazuara që mund të zëvendësohen fare mirë me fjalë shqip. 

7. ruajtjen e gjuhës letrare shqipe, duke hequr përdorimin e fjalëve dialektore, në tekstet ku janë të papërshtatshme.   

8. saktësinë e shenjave të pikësimit.  

9. ruajtjen e formatit të tekstit origjinal.  

10. zbatimin me përpikmëri të afatit të premtuar për përkthimin.

 

Jemi në gjendje të përkthejmë tekstin në çdo punim mediatik, qoftë shtimin e titrave në një video dhe hedhjen e saj në DVD, qoftë një foto apo kartolinë, duke ruajtur çdo efekt të fotos origjinale, një imazh të animuar (.gif, etj), punime në programe të ndryshme për paraqitje planesh biznesi, që nga powerpoint e deri tek programet më të sofistikuara. Mund të përkthejmë dhe të realizojmë libra elektronikë apo të dhëna në format *.pdf, etj.
Gjithashtu, mund të përkthejmë programe (software) apo tekstin e lojërave të ndryshme kompjuterike.
Çdo lloj teksti, në çdo lloj skedari mediatik, pa prekur asnjë efekt nga skedari origjinal.

Kontaktoni ne: perkthime@albaniaonline.com

Mar 10

Këtu mund të shihni një shembull përkthimi dhe redaktimi të materialit të përkthyer.
Shkarkoni dosjen .rar, dhe brenda gjenden dy skedarë Microsoft Word-i.
Njëri ka materialin në gjuhën origjinale, tjetri ka materialin të përkthyer dhe të redaktuar.

Shkarko: perkthim dhe redaktim.rar.
Madhësia e skedarit: 12.4 Kilobajt.

Skanuar nga Kaspersky Antivirus 6.0. Skedar 100% i sigurt